Një shofer autobusi në Kinë është quajtur hero pasi arriti të shpëtojë jetët e 24 pasagjerëve pasi u godit nga një copë hekur që hyri në autobus përmes xhamit të përparmë.


Pavarësisht se kishte dhimbje të tmerrshme, 48 vjeçari Wu Bin arriti të frenojë, ndezi bllokazhin dhe u tha pasagjerëve që të mos dalin në autostradë. Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 29 maj.


Mendohet se copa e hekurit kishte rënë nga një kamion që po udhëtonte në kahun tjetër.


Shoferi i transportua në spital me mëlçinë e dëmtuar rëndë dhe tre brinjë të thyera. Ai vdiq më pas. E shoqja tha se fjalët e fundit të tij ishin një lamtumirë e thjeshtë. Kompania ku punonte tha se ai ishte shofer shembullor. Kurse mjekët deklaruan se janë të habitur se si ai me gjithë atë dhimbje, bëri ato veprime.