Ne baletin Dhimbje dhe dashuri figura e kompozitorit polak ishte ajo e nje njeriu te vilanosur qe nuk i provon jetes kurrfare shije. Enada dhe Gerd Vaso kishin ne dore shfaqjen. A e mbajten ate





Premiera Dhimbje dhe dashuri prodhimi i pare koreografik i Teatrit te Operes dhe Baletit per kete sezon iu la ne dore Enada dhe Gerd Vasos. Ajo shkroi libretin te dy bashke bene koreografine dhe ndane rolet kryesore ajo George Sand ai Shopeni.





E bazuar ne muziken e kompozitorit polak ne valse romanca e balada vepra u shfaq per nder te 200-vjetorit te tij te lindjes i shpallur edhe tek ne nga shoqata e komunitete muzikantesh ai Viti i Shopenit.





Shopeni jetoi 39 vite gjysme jete ne Poloni e gjysmen ne France. Pasioni per muziken e ndoqi kudo ashtu edhe suksesi. Nga ana tjeter ishte i brengosur per vendin e tij nga u arratis 20 vjec dhe i dhimbsej fati i polakeve ne kohen e Revolucionit. Vuajti nga turbekulozi arsyeja e vdekjes.





E vetmja dashuria sillte tek ai driten gjallerine.

Krijimi i Vasove nis ne nje sallon aristokrat francez mes shkelqimit te llambadareve dhe ndricimit te qirinjve. Grate jane veshur me fustane mbremjesh e vallezojne nje vals te gezueshem me partneret e veshur me frak.





Po cfare fshihet pas shkelqimit te jashtem Po te mos ishte i ulur ne piano ne skenen e pare balerini Gerd Vaso askush nuk do e merrte vesh qe ne rol ai ishte nje pianist nje kompozitor. Nuk u pa njehere tronditje ne portretin e akullt te Vasos me nje shprehi te habituri qe e mbajti deri ne fund te shfaqjes.





Shopeni vuan per vendin e tij vuan nga semundja vuan nga dashurite. Vasoja ishte indiferent kur merrte lajme per vendin e tij semundja nuk e shemb kurre as dashuria e as vdekja. Vaso i takon asaj kategorie artistesh qe vetesiguria nuk i lejon te japin maksimumin e fuqive te tyre i ul ritmin i mbyt emocionin.





Ne kete balet jane te tjeret qe rrefejne per vuajtjet e Shopenit kurse ai vete eshte i ngrire dhe rri e vezhgon. Publiku duhet ta marre me mend qe vallezimet e shqetesuara te miqve ne role Dion Gjinika Evis Nallbani Fatjon Lito shprehin gjendjen emocionale te Shopenit te rehatuar ne karrige te vilanosur rrotullon koken here ne njeren ane here ne tjetren.





E njejta gje ndodh edhe ne kohen kur shperthen Revolucioni Shopeni rri ne fund te skenes me syte lart. Kater te rinj te veshur me rroba ushtarake rrethojne grupin e balerineve dhe valevisin ne duar flamuj te kuq. Ky eshte Revolucioni





Ndihet nje lloj ndryshimi kur fillojne stinet e dashurise fillimisht me 19-vjecaren ne rol Ledia Sula me konteshen Odeta Dishnica dhe George Sandin Enada Hoxha.





E shohim me shprehes dhe me komunikues me partneret. Momenti me i mire i gjithe spektaklit u duk vallezimi me Enada Hoxhen. Te dy balerinet percollen me force ndjesine se cdo te thote kur nje burre xheloz kerkon te zoteroje gruan dinake.





Kishte skena kur balerinet meshkuj te veshur me jeleke frak e papijone mezi leviznin vendit dhe u duhej te ngrinin peshe njeri-tjetrin. Kostumet jane realizuar nga Ardi Asllani.





Jane vetem disa aspekte qe tregojne se muzika e Shopenit ka qene per Vasot e pamjaftueshme per tiu dhene krahe imagjinates se tyre qofte ne krijimin e episodeve dhe karaktereve te vecante qofte ne tablo te gjera koreografike me motivin historik si motivi i Revolucionit.





Dhimbje dhe dashuri dukej si produksion privat i Vasove te cileve Teatri i Operes u kishte ofruar skenen trupen kostumet skenografine. Por teatri u ka dhene edhe dicka tjeter te rendesishme mundesine per tu shprehur dicka qe nuk do duhej te falej por te merrej nga cilido artist qe ngjitet ne skene ne baze te aftesive te konkurrences se aftesive.





Meqe kjo shfaqje erdhi menjehere ne skene pas premieres operistike Perrallat e Hofmanit nuk ishte veshtire te shihje sa edhe shandanet portali dhe pasqyra ishin po ato.