TIRANE- Sa herë jeni ndodhur para dollapit të rrobave dhe keni menduar: “Nuk kam asgjë për të veshur”? Nuk bëhet fjalë vetëm për darka apo festa, ku veshja duhet të jetë vërtet speciale, por edhe në mëngjes kur nisesh për në punë dhe je para dilemës se çfarë duhet të zgjedhësh për të veshur. Kjo situatë të bën të reflektosh dhe të besosh se ka ardhur momenti që të besh pak shopping. Por, në fakt, sa jemi ne në dispozicion të investojmë, në terma ekonomike me qëllim që të bëjmë një përshtypje të mirë nga ana e jashtme? Femrat janë gati të shesin edhe shpirtin, por kur prekin konton bankare të burrit, përgjigjja e vetme do të ishte: “E dashur, po më kushton shumë!”. Kostoja nuk është problemi, por sindroma që i karakterizon femrat për të bërë blerje të papërgjegjshme dhe shpesh të panevojshme...!
Sindromi shopping
Dy javë më parë, gruaja juaj bleu 2 bluza të zeza dhe një palë këpucë, të cilat shkojnë me fustanin që bleu një muaj më parë, por ajo është sërish e pakënaqur. Edhe pse ti këmbëngul se ajo ka aq shumë rroba sa mund të vishet e gjithë lagjja, gruaja thotë se sërish nuk ka aq sa t’i mjaftojnë. Në këtë pikë duhet të kuptoni se e gjithë kjo situatë nuk është gjë tjetër, veçse një sëmundje. Pikërisht një sëmundje! Sindromi “Shopping” është një ndër më të përhapurit në Evropë vitet e fundit, veçanërisht tek femrat, por ka edhe tend e n c a në rritje tek burrat. Po s i shfaqet ky sindrom? “I dashur, më duhet një bluzë e zezë!”. Ti e sheh në sy, tund kokën për ta kundërshtuar, por nuk ke forcën për t’i thënë se në dollapin e saj janë një duzinë bluzash të zeza. Nëse mendon se ajo ka harruar, kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ky sindrom ka të bëjë pikërisht me sindromin që i nxit femrat për të shkuar sërish për të bërë shopping. Ky sindrom është më i shfaqur tek ato gra që kanë një karakter të rrëmbyer, aq sa gjithmonë bëjnë pazar, por janë të bindura se s’kanë blerë atë që u duhet vërtet. Një tjetër detaj që duhet të vini re është fakti se shpesh duket sikur janë kursimtare, por në fakt femrat janë të afta të paramendojnë duke kursyer një shumë të caktuar, vetëm për të blerë atë që kanë në mendje, edhe kur ajo nuk ekziston. E veçanta tjetër është se shpesh luajnë rolin e viktimës. “Zemër, kam kursyer, por këto lekë që kam janë vetëm gjysma e shumës që më duket për të blerë atë çantën e bukur që kemi parë së bashku”. Në këtë mënyrë, femrat të bindin, madje shpesh të bëjnë bashkëfajtor në këto situata, pa menduar për çmimet. Shpesh kjo kategori quhet fashionista. Edhe kur kanë të ardhura të limituara, janë në gjendje të presin vetëm për të blerë një çantë ‘Gucci’ që ia kanë vënë syrin muaj më parë, apo sandalet shkojnë me fustanin që kanë prej kohësh në garderobën e tyre...!
Shpenzime te cmendura
Burrat nuk janë moralisht kundër të bërit shopping, por janë kundër moralisht atëherë kur e kuptojnë se llogaria bankare ka rrjedhur në një mënyrë të hatashme. Një studim i kryer së fundmi në Evropë tregon se nga kampioni i femrave të zgjedhura midis moshës 18-60 vjeç, rezulton se rreth 92 për qind e tyre nuk do të ishin kurrë dakord të hiqnin dorë nga të bërit shopping. Por, ndryshe ndodhte me burrat, ku vetëm 56 për qind e burrave ishin gati të ndërprisnin llogaritë e tyre bankare, nëse gratë do të shpenzonin më shumë se 500 euro gjatë një vizite në qendrat tregtare, m e s y n i m blerjen e rrobave. Por, ekonomia vazhdon dhe ecën vetëm në sajë të blerjeve. Statistikat tregojnë se dy vendet ku bëhet më shumë shopping janë Gjermania dhe Anglia, ku shpenzohen 4.4 miliardë euro në vit vetëm nga blerjet e çmendura të grave. Po ku përfundojnë gjithë këto para? Në listën e shpenzimeve që bëjnë gratë, veshjet zënë pjesën më të madhe, ku mesatarisht një grua shpenzon rreth 688 euro në muaj. Por tani, është bërë në modë edhe blerja online, të cilat rezultojnë se kanë një xhiro prej 250 milionë eurosh në vit.
Cilat jane moshat?
Vitet e fundit një studim ka treguar se gratë e rrëmbyera janë më të dhëna pas blerjeve dhe pritet që kjo mani të rritet deri në 28 për qind në vitet e ardhshme. Mendohet se nëse deri dje flitej se vajzat e reja ishin më të dhëna pas të bërit shopping, tani po ndodh e kundërta. Studimet tregojnë se femrat e moshës 30 deri në 40 vjeç janë më të prira për të bërë më shumë shopping. E gjithë kjo shpjegohet fare lehtësisht nga specialistët. Pasi femrat kalojnë moshën 25-vjeçare, frika e plakjes i bën ato që të mendojnë më shumë për veten, duke rritur investimet që kanë të bëjnë direkt me paraqitjen e jashtme. Madje, në shumë raste konsumi i tyre është i pabesueshëm, pasi janë gati të paguajnë shifra stratosferike për dekolte që nuk kanë dashur t’i veshin apo për këpucë me taka të larta, që më parë mendonin se nuk u shkonin. Duke parë listën e blerjeve që bëjnë femrat, në krye të listës pa pikë dyshimi janë veshjet, duke u ndjekur nga këpucët, rripat, bizhuteritë, çantat dhe së fundmi parfumet apo produktet e tjera kozmetike. Shpesh në blerjet që bëjnë këto gra janë veshjet e mbrëmjes, të cilat kanë çmime të kripura, por fatkeqësisht ato kthehen në sende të papërdorshme. Femrat e kësaj kategorie nuk janë frekuentuese të rregullta të këtyre festave, por ama ndihen të vetëkënaqura duke menduar se në dollap kanë një fustan të hatashëm, që po ta veshin, do të duken shumë seksi.
(Bluetooth)