Shoqata kulturore atdhetare “Laberia”, ne nje nga mbledhjet e saj ka nderuar me titullin “personalitete te shquara” intelektuale qe kane dhene kontributin e tyre ne fusha te ndryshme.

Rrapo Dervishi u nderua per aktivitetin e kryer gjate Luftes Nacional-Clirimtare dhe ndihmesen e dhene ne ndertimin e shtetit te ri shqiptar. Halil Qendro, kryetari i pare i shoqates “Laberia”, u nderua dhe vleresua per themelimin e kesaj shoqate.

Nje tjeter figure e nderuar nga shoqata “Laberia” ishte profesor-doktor Bardhosh Gace. Te pranishem ne aktivitet ishin intelektuale, studjues, deputete dhe personalitete nga fusha te ndryshme te kultures.