Transmetuar me 21022014 - 0135








Nga Albin Kurtibr
br
U bene gjashte vjet qe prej shpalljes se pavaresise Gjashte vjet mund te duken shume gjashte vjet mund te duken pak varet se per cka flasim dhe kush flet Po them edhe per cka edhe kush sepse tema e shtetndertimit politik dhe institucional dhe ajo e zhvillimit socio-ekonomik kundrohet ndryshe prej njerezve te ndryshem e qe jane te ndryshem sepse u perkasin klasave te ndryshme shoqerore dhe kane botekuptime te ndryshme politike Shpeshhere nga vleresimet qe japin njerezit per gjendjen ne Kosove njeriu me shume meson per gjendjen e vete atyre personave sepse per gjendjen ne Kosove Per qytetaret e varfer te Republikes per shkak te papunesise ose per qytetaret e shperngulur nga veriu i Mitrovices per shkak te dhunes gjashte muaj e mbase edhe gjashte jave jane shume se lere me gjashte vjet Per ata qe u rehatuan bashke me familjaret dhe kusherinjte neper pozita pushteti gjashte vjet jane fare pak dhe do te duhej te kalojne keshtu edhe shume e shume vite te tjera e serish te mos ju duken as shume e as mjaft vitet e bollekut te pamerituarbr
br
Sido qe te jete vleresime e konstatime duhen bere dhe ato gjithsesi nuk mbesin teresisht subjektive kur mbeshtetemi te koncepti thelbesor demokratik pra te koncepti i shumices Porsa analizojme gjendjen e shumices pasqyra fiton objektivitetin e nevojshem Duke trajtuar e shtjelluar se si jeton dhe sa perfiton shumica e kuptojme nivelin si te zhvillimit e te demokracise po ashtu edhe te drejtesise e te shtetndertimin Nuk do mend qe mendimet dhe pershtypjet e shumices se popullsise perputhen me raportet e ndryshme nderkombetare dhe statistikat per Kosoven Ne njeren ane korrupsion e krim i organizuar nga i cili kane perfituar disa e kane humbur te gjithe te tjeret ndersa ne anen tjeter dialog i vazhdueshem me Serbine i cili nuk po sjell as sovranitet e integritet territorial per shtetin dhe as integrim te serbeve ne shoqeribr
br
Natyrisht qe kjo mund te shpjegohet diku me gabimet e qeverise e diku me dashakeqesine e saj diku me paaftesine e qeveritareve e diku me meskinitetin e tyre mirepo eshte momenti qe ta shikojme ca edhe vete shpalljen e pavaresise se ciles iu festua gjashte-vjetori Shume mire na kujtohet teksti i deklarates se pavaresise ku tete here permendej Ahtisaari e tri here gjithsej pavaresia perfshire ketu edhe titullin e deklarates Qysh atehere ishte e qarte qe ne shpalljen e pavaresise kishim disi shume me teper shpallje sesa pavaresi ne kuptimin qe me pare po shpallej Plani i Ahtisaarit sesa pavaresia e Republikes Mandej shpallja e pavaresise u be te dielen e 17 shkurtit 2008 dite pushimi ne Serbi dhe per qeverine e saj dhe njekohesisht vetem nje dite pas publikimit ne gazeten zyrtare te Dokumentit te Veprimit te Perbashket qe juridikisht e themelonte EULEX-inbr
br
Mbi te gjitha shpallja e pavaresise sikurse clirimi i Kosoves menjehere pas festes u pasua me koncesione te reja ndaj Serbise se pakenaqur Faktoret nderkombetare udhehiqeshin perhere nga principi i njejte le te mos i gezojme shume shqiptaret dhe le te mos e hidherojme shume Serbine Nderkohe edhe shqiptaret edhe Serbia vazhdonin me sjelljen e njejte te paret kollaj gezoheshin e dyta kollaj hidherohej Marredhenia e ketille u normalizua gjersa qellimi i ri u quajt pikerisht normalizim i marredhenieve i cili realisht asnjehere nuk u definua se cka paraqet saktesisht Dialog me Serbine para clirimit e pas clirimit para shpalljes se pavaresise e pas shpalljes se saj dialog qe deshmonte varesine e vazhdueshme nga Serbia te pushteteve ne Kosove qofte ajo e lire ose jo qofte ajo e pavarur ose jobr
br
Per shkak te kesaj menyre me se shumti te pavarur ishim mu ne momentin e shpalljes se pavaresise Qe prej atehere jemi ne renie e siper porsi dialogu qe eshte ne ecje e siper Dialogu zhvillohet per tu kuptuar Per tu kuptuar se per cka nuk po pajtohemi ama jo per tu pajtuar meqenese normalisht qe behet fjale per antagonizem interesash Dialogu eliminon keqkuptimin jo mosmarreveshjen Konfliktin e thelle midis kombit shqiptar dhe Serbise si shtet kryeministri Thaci orvatet ta shnderroje ne keqkuptim nepermjet dialogut me kryeministrin e Serbise Daciq Ndermarrje me absurde se kjo nuk mund te imagjinoj dot eshte sikur te provosh te hash shpageta me lugebr
br
Pavaresisht dialogut dy ceshtjet themelore qe do ta vendosin fatin e shtetit te pavarur te Kosoves jo aq te ri tashme jane Mitrovica dhe punesimi Pra kur dhe si do te bashkohet Mitrovica dhe kur dhe si do te kete punesim per popullsine Te dyja keto madje cilado prej ketyre dyjave jane shume me teper te rendesishme sesa shpallja e pavaresise Ne fakt realizimi i pavaresise matet nepermjet ketyre dy arritjeve te munguara te shtetit gjashtevjecar te Kosoves Bashkimi i Mitrovices e nxjerr Serbine jashte Kosoves nderkaq punesimi per qytetaret i mban ata brenda Kosovesbr
br
Bruksel derguar nga autori lider i Vetevendosje

PUBLICITET




p idlast