Blerina Hoxha


Qeveria do te shkurtoje me 10 per qind shpenzimet operative te mbetura per tu realizuar gjate periudhes se mbetur te ketij viti. Kerkesen per shkurtimin e shpenzimeve e ka bere kryeministri i vendit, Sali Berisha dje gjate mbledhjes se qeverise. Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri udhezoi ministrat e kabinetit qeveritar, qe deri ne fund te muajit korrik, te finalizojne projekt-buxheti i vitit 2010. Lidhur me kete Kryeministri Berisha kerkoi qe ky buxhet do te jete buxheti i antifragmentarizmit. Kryeministri theksoi se, eshte mjaft e rendesishme dhe duhet te jete e prere, qe ne kete buxhet te kete perqendrim ne projektet me te medha dhe qenesore, ne menyre qe te mos shkohet ne fragmentim. Kryeministri gjithashtu nenvizoi se fragmentimi eshte nje dukuri qe e avullon buxhetin dhe e ben ate te pandjeshem. Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise kerkoi shkurtim te shpenzimeve operative ne masen 10 per qind, ne nje kohe kur ekonomia boterore po kalon nje krize financiare. Nga ana tjeter, shpenzimet korrente kane, qene rreth 7 per qind ose 4.5 miliarde me pak se, cfare ishte planifikuar. Nje reduktim i konsiderueshem i ketyre shpenzimeve eshte bere ne shpenzimet operative. Sipas, Shpenzimet operative kane qene 1.4 miliard leke me pak se, plani duke kontribuar me rreth -2.2 pike per qind ne reduktimin e shpenzimeve korrente. Gjithashtu reduktim te ndjeshem krahasuar me planin ka patur ne shpenzimet per pushtetin vendor e lidhur ngushte me realizimin e te ardhurave nga ky pushtet. Shpenzimet per pushtetin vendor ishin 2.1 miliard me pak se plani. Nga ana tjeter shpenzimet per personelin (paga dhe kontribute) ishin rreth 9 per qind me teper se, cfare ishte planifikuar. Gjithashtu Kryeministri gjate mbledhjes se qeverise u shpreh se, ne hartimin e projekt-buxhetit te vitit 2010, ministrite e kabinetit qeveritar do te asistohen ne cdo hap dhe ne menyre permanente nga Ministria e Financave