Një pasanik në New York ka përfunduar në psikiatri pasi shpenzoi më shumë se 20 milion dollarë duke bërë Pazar. Normalisht kjo do i ndodhte një femre, po ja që i ka ndodhur 68 vjeçarit Ed Bazinet. Për pesë ditë ai ishte në një panair mallrash luksi. Vetëm për 100 mijë copë sapunë ai shpenzoi 1.6 milion dollarë. Në fund Bazinet, pasuria e të cilit llogaritet 100 milion dollarë, përfundoi në psikiatri. Ai vuan nga një shqetësim bipolar, pasi është depresiv maniak. Njëherë tjetër ai mendohet se ka shpenzuar 39 milion dollarë duke bërë Pazar në Paris.