namik-dokle-keshilli-i-mandateve-e1439119257996Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje nen për nen projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme për vitin 2017. Gjatë seancës, deputetët e maxhorancës ngritën si shqetësim se Ministria e Jashtme ka lënë pa fonde ambasadat shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave nuk ka mundur të realizojë ceremoninë festive të festës kombëtare, raporton Panorama.


Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, tha se ambasadorëve duhet tu jepet një zë i veçantë në buxhet, i cili të mos preket, por të jetë vetëm për pritjen e festës së 28 Nëntorit. Deputeti i PS­së tha se ambasadorët fondet e tyre i shpenzojnë në karburant për të shëtitur ministrat në vizitat triditore.


A i kanë festat të gjitha ambasadat tona? Unë di një, që se ka bërë festën kombëtare dhe ambasadori më ka thënë që se kam bërë se nuk kam fonde. Duhet të sigurohet një fond i posaçëm që të bëhet të paktën një festë modeste.


Nuk mund të shkojë një ambasadë shqiptare të mos bëjë një pritje për festën kombëtare. Ka rëndësi që Ministria të dijë se sa fonde duhet të ketë çdo ambasadë me atë 5 lekë që ka, sa persona mund të ftojë. Mund të bëhet festë dhe me 20 veta, por ama bëhet. Ambasadori nuk mund të thotë kam 5 lekë. Ambasadorit duhet ti thotë Ministria që ke kaq lekë të përcaktuar për festën dhe jo për karburant dhe jo për gjëra të tjera.


Pra, meqenëse është një problem që e konsideroj të rëndësishëm, çdo ambasador që në janar duhet të dijë sa fonde ka për 28 Nëntor dhe ato janë të paprekshme për gjëra të tjera. Se pastaj ai i shkreti ça do bëjë, nuk ka, i shkon një ministër dhe do ta shëtisë tri ditë andejkëndej, harxhon karburantin dhe ska lekë për festën, tha dje Dokle.


Drejtoresha e Financës në Ministrinë e Jashtme, Ilda Dega, tha dje se ambasadat festat i bëjnë dhe kur gjejnë donacione. Për festën kombëtare ne operojmë në këtë mënyrë, ambasadori thotë


që nga buxheti im kam ndarë kaq për festën kombëtare dhe kam gjetur kaq donacione dhe sa do më ndihmojë ministria për festën kombëtare, u shpreh ajo. Por Dokle u shpreh: Nuk e di nëse ligji e ka tani, por nëse nuk e ka, do të kërkoj që në buxhet të caktohet që të jetë një fond për  festën dhe të shpenzohet në mënyrë strikte vetëm për festën kombëtare dhe jo për karburante, jo për goma, apo nuk e di se çfarë.


Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme u pyetën nga deputetët nëse do të rriten edhe pagat e ambasadorëve nga premtimi i qeverisë, por përgjigjja që morën ishte besoj se do të rriten.


Nga ana tjetër, deputetja e maxhorancës u ankua se vetëm deputetët janë përjashtuar nga rritja e pagës dhe se janë lënë me një pagë të barabartë me një drejtor. Vetëm ne deputetët jemi përjashtuar nga rritja. E kemi pagën sa një drejtor, dhe deputetja e PS-së, Luljeta Arapi.