Tre turiste australiane te humbur ne parkun kombetar Grampians te shtetit te Viktorias, u gjeten nga rojet pyjore fale mesazheve te derguara me celular. Imazhet qe ata i derguan me sms autoriteteve, i lejuan rojet te gjenin vendin ku kishin humbur. 46 vjecari Mark Valentin kishte dale per nje shetitje aventurore ne biciklete bashke me te birin dhe nipin, duke humbur rrugen e kthimit per ne shtepi. Pasi tentuan te orientoheshin permes pemeve dhe shkurreve, Mark kerkoi ndihme permes telefonit, dhe autoritetet nisen kerkimet. Por edhe pas disa oresh, ata nuk po gjenin asnje gjurme te tre te humburve. Fale refleksit te tij, Mark fotografoi zonen perreth dhe ua dergoi rojeve pyjore me sms duke i dhene keshtu zgjidhje situates. "Kur pame fotografite, kuptuam se skuadra e shpetimit ishte ne nje zone teresisht te gabuar, nga vendodhja e tyre. Pasi identifikuam malet prane tyre, derguam nje helikopter i cili mberriti vetem 400 metra larg vendodhjes se tre turisteve. Sipas policise, nese nuk do te kishte perdorur telefonin do te duheshin dy ose tre dite per ti gjetur.