Sipas bashkise, institucionet perkatese duhet te shpejtojne me shpronesimet e banoreve te Unazes se Vogel


Duket se projekti i transformimit te sheshit "Skenderbej" nuk po shkon "vaj", ashtu sic ishte parashikuar. Ndersa ishte publikuar se me 1 nentor do te vihej "tulla" e pare per shnderrimin e qendres se Tiranes, kjo nuk ka ndodhur. Interesimit te qytetareve se c'po ndodh me kete projekt, bashkia e Tiranes i pergjigjet se puna ka ngecur ne shpronesimin e banoreve qe i kane pronat ne segmentet e Unazes se Vogel. Pa u zgjidhur ky handikap, projekti do te mbetet thjesht ne leter, apo me sakte ne makete.


Bllokimi


Me 1 nentor, qytetaret e Tiranes, te lodhur nga rruget me gropa te qendres, apo edhe te shtyre nga kurioziteti, kane pritur qe te shohin punetoret teksa nisin punimet per transformimin e qendres se kryeqytetit. Megjithate, ata jane zhgenjyer teksa kane pare qe as me 1, e madje as dje me 5 nentor, nuk ka ndodhur asnje levizje qe lidhet me projektin e kompanise arkitekturore 51N4E. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, problemi ka te beje me shpronesimet. Me konkretisht ky fenomen eshte problematik ne segmentin qe lidh Rrugen e Barrikadave me zonen prapa Muzeut Kombetar, ku pritet te kaloje Unaza e Vogel. "Projekti i Unazes se Vogel megjithese ka arritur ne segmentin e trete te zbatimit te tij, ka probleme sepse ende nuk eshte arritur shpronesimi ne kete zone", thone burime te bashkise. Sipas tyre, kjo vonese ka pasoja te dyfishta. Jo vetem qe po con ne veshtiresim te punimeve per Unazen e Vogel, por ka bllokuar edhe fillimin e projektit te transformimit te sheshit ''Skenderbej". Po sipas ketyre burimeve, nese nuk shpronesohen keto zona nga ana e institucioneve perkatese, nuk lirohet rruga tek ky segment i Unazes se Vogel nga ku duhet te kalojne automjetet. Kjo pritet qe te shkaktoje shume probleme, pasi fillimi i punimeve ne sheshin "Skenderbej," do te paralizonte krejtesisht trafikun. Zbatimi i projektit te qendres se Tiranes parashikonte qe trafiku qe kalonte ne qender, te devijohej pikerisht ne Unazen e Vogel, e cila po shfaq probleme se fundmi.


Afatet


Vete burime nga institucioni i bashkise se Tiranes e pranojne se nuk ka asnje sinjal pozitiv, per fillimin e procedurave te shpronesimeve, e si rezultat edhe te punimeve per shnderrimin e sheshit "Skenderbej". Nderkohe projekti i Unazes se Vogel ka arritur ne segmentin qe lidh "Rrugen e Kavajes" me kryqezimin e rruges "Myslym Shyri" dhe ne segmentin tjeter te "Deshmoret e Kombit". Sipas burimeve te bashkise, me ndryshimin e projektit, sepse u zbuluan gjurmet e Kalase se Vjeter te Tiranes , segmenti i Unazes nuk do te kthehet me te rruga "Murat Toptani", por do te vazhdoje drejt ne uren e re qe po ndertohet te "Deshmoret e 4 Shkurtit". Aktualisht, theksuan burimet e bashkise se Tiranes, po punohet ne rrugen "Punetoret e Rilindjes", prane kryqezimit te "Ushtarit te Panjohur". Kompania fituese parashikon ruajtjen e ndertesave ekzistuese, duke i nderthurur me modernen. Gjithashtu, ajo parashikon edhe ndertimin e mjediseve te gjelbra, zgjerimin e nderteses se Teatrit te Operes dhe Baletit. Nga ana tjeter, nje rendesi firma fituese do t'i kushtoje edhe ngritjes se nivelit te sheshit ne masen 3 per qind. Sheshi do te kete pellgje uji qe ndryshojne perdite, dhe ku reflektohen ndertesat perreth tyre.