Rajon
Belortaja dhe Zaric firmosin marreveshjen pas hyrjes ne fuqi

Regjimi i levizjes se lire mes Serbise dhe Shqiperise eshte bere nje akt formal zyrtar qe prej dites se djeshme. Ne nje takim te posacem zv.ministri i Jashtem Selim Belortaja dhe ambasadori serb ne Tirane Miroljub Zaric kane nenshkruar Marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Serbise Mbi levizjen e ndersjelle te shtetasve. Sipas njoftimeve zyrtare te Ministrise se Jashtme te Shqiperise marreveshja eshte e bazuar mbi parimet e reciprocitetit te plote midis dy shteteve vullnetit te mire e bashkepunimit te ndersjelle dhe synon mundesimin e qarkullimit te lire te qytetareve nga njeri shtet ne tjetrin. Ne terma praktike dokumenti legalizon levizje pa viza per shtetasit e te dyja vendeve ne te njejten formule qe parashikon edhe Shengeni. Ajo parashikon perjashtimin nga viza per hyrjen ne territorin e seciles pale per nje vizite ose qendrim qe nuk i kalon 90 dite brenda 180 diteve. Sa u perket shtetasve qe kerkojne nje zgjatje te qendrimit apo tejkalim te afateve pertej atyre te pershkruara ne kete marreveshje kjo e fundit i le dore te lire legjislacionit te brendshem te secilit prej vendeve. Nje element qe e ben disi specifike nenshkrimin e saj eshte fakti se ajo legalizon nje gjendje fakti pasi Shqiperia ka hequr vizat qekurse Ilir Meta ishte minister i Jashtem per tu pasuar nga Serbia nje vit me vone. Me heret ne veren e vitit 2009 qeveria shqiptare ka marre nje vendim me kohezgjatje te pjesshme sipas te cilit per periudhen e sezonit turistik Shqiperia hiqte vizat hyrese per shtetasit serbe ruse ukrainas dhe bjelloruse. Nje veprim qe terhoqi vemendjen kohet e fundit ishte edhe heqja e vizave me Tajvanin duke i rene ndesh miqesise me Kinen.