Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Minisioni i FMN-së dhanë një panoramë të situatës ekonomike në vend dhe nismat për përmirësimin e saj në vijim.
Në fjalën e tij, ministri Cani radhiti një sërë problematikash që kanë shoqëruar ekonomine gajtë këtyre viteve.
Sipas tij, këto vite është ndalur rritja ekonomike dhe interesi i borxheve sa gjysma e investimeve.
“Të angazhuar për të shlyer borxhin ndaj biznesit. Do vijojmë fushatën për pagimin e taksave. Politika fiskale për vitin 2014 do të jetë elastike. Do të ketë një trajtim të barabartë ndaj taksapaguesve. Në vitin 2014 reforma të tjera afatmesme në sistemin e pensioneve, energjitikë. Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2014 do të jetë 2%”, vlerësoi Cani.  

Ndërkohë që për Guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani, vendi ka një rritje të ngadaltë ekonomike, ndaj duhen ndërmarrë politikat e duhura për të ndryshuar situatën. 
“Fondi Monetar Ndërkombëtar ofron zgjidhje optimale për rritjen ekonomike.
Marrëveshja me Fondin Mmonetar Ndërkombëtar është pozitive për ekonominë, duke shënuar ruajtjen e mëtejshme të stabilitetit makroekonomik të vendit”, deklaroi ai.


Kreu i misionit te FMN per Shqiperine Nadem Ilahi tha se mes Fondit dhe Shqiperise eshte arritur nje marreveshje financimi me nje kredi prej 300 milion euro ne tre vitet e ardhshme. Kredia do te kete nje periudhe 5 vjecare falas dhe me pas do te paguhet per nje periudhe 10 vjecare me interes 2-3 per qind. Sipas zyrtarit te FMN parate qe jepen me ane te kesaj kredie do te shkojne per shlyerjen e borxheve qe qeveria ka ndaj biznesit.



Kredia do të merrej për shlyerjen e detyrime të premtuara ndaj biznesit. Por vlera e financimit prej 300 milionë dollarë është mbi 50% më shumë se vlera e zyrtarizuar e detyrimit për biznesin. Kujtojmë ndërkohë që qeveria, ka parashkikuar të rrisë të ardhurat vitin e ardhshëm me vendosjen e taksës progresive mbi biznesin, taksën e qarkullimin dhe akcizën mbi disa produkte. Perfaqwesuesi i FMN i pyetur nga gazetaret per vleresimin e tij per rritjen e taksave u shpreh se taksa progresive i shton rreziqet e informalitetit dhe se ne Shqiperi mbetet problem administrimi i taksave.  
Me praninë  e FMN-së në Shqipëri, pritet që qeveria shqiptare të ndërmarrë reforma në sektorin e energjisë e në skemën e pensioneve, kërkuar nga vetë ekspertët e FMN-së, çka nënkupton rritje të çmimit të energjise dhe rritje të moshës së pensionit.