Federata Shqiptare e Futbollit dhe Drejtoria e Stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" duket se kanë gjetur marrëveshjen për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese per EURO 2008, Shqiperi-Luxemburg ne impantin kombetar te futbollit.
Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Z.Roland Mici është takuar drejtorin e Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa" z.Perikli Dhales per te diskutuar reth nje marreveshjeje ndermjet institucioneve perkatese per te zhvilluar ndeshjen e rradhes te perfaqsueses Shqiptare ne kete stadium.Prej disa muajsh FSHF ka shprehur interesin e saj per te patur nje kontrate afatgjate me stadiumin kombetar me qellim zhvillimin e ndeshjeve te ekipit kombetar.FSHF ka menduar qe disa ndeshje te perfaqsueses kuqezi ti zhvilloje ne qytete te tjera te Shqiperise , per ti dhene mundesine tifezrise te ndjeke nga afer lojtaret e kombetares.
Gjate takimit te sotem z.Mici ne baze te Vendimit te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ne mbledhjen e fundit, qe vendosi ti kerkoje Drejtorise se Stadiumit "Qemal Stafa" marrjen nen administrim kundrejt nje pagese te ketij impanti per ndeshjen Shqiperi-Luxemburg, i ka kerkuar Z.Dhales nenshkrimin e nje marreveshjeje ku parashikohet dhenia me qira e stadiumit per FSHF-ne per kete eveniment.
FSHF nga ana e saj ka kerkuar qe me pare Stadiumi "Qemal Stafa" te shlyeje borxhin prej 1.000.000 te akumuluar nga shitja e biletave te ndeshjes Shqiperi-Rumani ne date 06.09.2006.
Me marrjen ne dorezim te stadiumit per kete ndeshje , FSHF do te administroje aktivitetin, shitjen e biletave, kontrollin dhe sigurine ne stadium si dhe akreditimin e gazetareve dhe stafit te punes.
Po per te marre nje pergjigje zyrtare duhet pritur dita e neserme pasi Drejtori i stadiumit z.Dhales do te zhvilloje nje mbledhje me Bordin Drejtues te Stadiumit per te marre vendimin e duhur.
Marre nga fshf.org