flaBashkimi Europia i ka thënë po Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle jep lajmin e mirë për Shqipërinë, për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili pritet tashmë vetëm të zyrtarizohet nga mbledhja e këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel.


Fyle, përmes një statusi në Twitter ka shkruar: Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë.


Pas pak minutash, kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mesazh në Twitter: Sa fola me Stefan Fylen. Jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë. Sigurisht PS dhe LSI. Mirënjohje për të gjithë ju.


24 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. Stefan Fyle: Urime, u miratua! u publikua me pare te Gazeta SHQIP.