29/03/2005  Puertorikanët janë populli më i lumtur në Botë, thonë studiuesit


SAN JUAN, Puerto Rico – Ishulli i Islandës, pikërisht ky territor i Amerikës me plazhe gjithë rërë dhe pyje të lagësht, me familje të mbyllura për sa i përket lidhjeve farefisnore, ku nuk mungojnë festat, është shtëpia e popullit më të lumtur në Botë, thonë studimet e reja.


Pavarësisht nga të ardhurat e ulëta, ose numri i lartë i vrasjeve, papunësia e lartë, ose shqetësimet në shkollat shtetërore, Puerto Rico, përsëri është vend i lumtur.


Në fund të renditjes janë vendet sovjetike, Republika Ukrainase, Rusia dhe Gjeorgjia midis tyre dhe vendet ish-komuniste të Evropës lindore si Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria, të cilat janë të palumtura në disproporcion të theksuar me vendet, që qëndrojnë në krye të listës.


"Kjo nuk është një çudi," thotë Inglehart. "Nuk janë vendet më të varfëra në botë, por janë shoqëri që është gjithnjë në përpjekje për të patur një mirëqenie të ndershme, siguri të ndershme. Kanë një varfëri shumë të çorientuar, jeta është shumë e varfër dhe standardi i të jetuarit është shumë i ulët, ndërkohë dhe pozicioni i tyre mes vendeve të botës është në rënie".


Përse janë të gëzueshëm latinët


Puertorikanët janë të gëzueshëm, të hapur në familje dhe të gatshëm që të festojnë gjithçka, kudo dhe në çdo kohë, ky është i gjithë kontributi që e ngre cilësinë e jetës atje.


“Janë mbi 500 festivale në Puerto Rico dhe janë vetëm 365 ditë në vit”, thotë Francisco Cavo, një farmacist pranë Forcave Ushtrisë të Shteteve të Bashkuar në San Juan, "ka shumë gëzim mes ushtarëve".


Vendet e pasura, jo më të lumturat


Shtetet e Bashkuara radhiten të 15-tët midis 82 traditave sociale të marra në studim nga Qendra Botërore e Vlerësimit në Stokholm. Baza e studimit ishin intervistat me 120000 njerëz, që ishin përfaqësues të 85 për qind të popullsisë globale. Shtetet e Bashkuar janë para Britanisë, më pas vijnë Gjermania, Franca, Japonia, Kina dhe Rusia, por Shtetet e Bashkuar janë pas Meksikës, Kolumbisë, Venezuelës, Irlandës, Holanda dhe Kanadaja.


Të jetuarit mirë është vetëm një anë e studimit më të madh social bërë nga shkencëtarët deri tani. Qendra Botërore e Vlerësimit, ka bërë vëzhgimet në bazë të studimeve sociale të lidhur në një network të shkencëtarëve, mbi sigurimet sociale, kulturën dhe ndryshimet politike, në të gjashtë kontinentet e populluara.


Midis tyre vendet krahasohen, ku është rritja më e shëndetshme, prioritetet nga arritja e maksimumit të të ardhurave deri te të jetuarit mirë.


Në këtë kuptim shihet se si individët e zgjedhin punën në bazë të interesave që kanë, jo thjesht në bazë të të ardhurave, thotë drejtuesi i studimit, Ronald Inglehart, studiues i shkencave politike në Universitetin e Michiganit Vihet re se komunitetet përpiqen të gjejnë mënyra të reja se si të mbrojnë ambientin, shoqërinë, megjithëse masat e zgjedhura mund të ngadalësojnë zhvillimin ekonomik.


Një tjetër çelës i gjetur është fakti se ajo që i bënë më të lumtur shoqëritë është fakti që po bëhen më tolerant dhe indiferent për njëri-tjetrin dhe janë bërë më insistues në fitimin e lirive personale.


"Një tjetër këndvështim i politikanëve social është krijimi i qëllimeve në vetvete te shumë njerëz, sidomos në vendet demokratike" thotë Inglehart, drejtori i Programit të Qendrës për Studime Politike të Institutit të Kërkimeve Sociale në Miçigan.


Çelësi i lumturisë


Pavarësisht nga radha që marrin vendet sipas klasifikimit sipas palumturisë dhe satisfaksioneve, përpjekja e gjithë vendeve është se si të gjejnë mënyra për t’u lumturuar. Por, sociologët latino-amerikanë veçanërisht rreth Karaibeve, Puerto Riko, Kolombia, Venezuela dhe Republika Domenikane, kanë një lumturi të veçantë. Studiuesi Inglehart e quan "ky është bonusi i latinëve".


"Ata nuk janë populli më i pasur në botë" thotë Inglehart. "Por, të qenit latin duket se të jep një plus”.


"Ne jemi një ishull i vogël, por njerëzit janë shumë të këndshëm me njëri-tjetrin”, thotë Enriko Rodriguez, një punonjës shteti në pension, i cili jeton në San Juan e vjetër. "Çdo njeri e merr shtruar. Ne, ndërsa ecim në rrugë, e përshëndesim njëri-tjetrin, pavarësisht se nuk njihemi.


"Dhe ne kemi probleme si çdo njeri, por ne nuk jemi si në Kubë, apo në Lindjen e Mesme. Ndërse dikush mbetet pa punë, nuk mbett pa ngrënë”. "Ne e vlerësojmë shoqërinë dhe familjen shumë”, thotë Ckavio, 22 vjeç, "Nuk di si ndodh në vendet e tjera, por kuptimi që ne kemi për familjen duket se ka një ndryshim të vogël. Mund të mos jetë pikërisht gruaja dhe fëmija yt, por është nëna dhe babai yt, është xhaxhai dhe halla, të gjithë kushërinjtë, çdo njeri që ka mbiemrin tuaj në fund”.