Një i burgosur shqiptar ka tentuar t’i vërë zjarrin qelisë së tij duke djegur dyshekun. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e djeshme (23 korrik) në burgun Fuorni në Salerno të Italisë, në të cilin strehohen 140 të dënuar.


Mediat italiane shkruajnë se falë ndërhyrjes së një inspektori dhe katër oficerëve është shmangur një tragjeti në këtë burg, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Të burgosurit janë dërguar në një zonë më të sigurtë, ndërsa pesë agjentë dhe shqiptari janë dërguar për një trajtim mejkësor, pasi kanë pasur probleme me asfiksinë.


Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit, i cili i vuri zjarrin qelisë dhe as japin detaje për shtetasin shqiptar të dënuar.


Kjo çështje u pa me shqetësim edhe nga sindikatat në këtë zonë, sipas të cilavë shkak i situatave të tilla bëhen mbipopullimet në burgje.


salerno


/Oranews.tv/



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter