TIRANE - Kushtetuta e Shqiperise ligjet organike dhe ligje te tjera qe rregullojne veprimtarine e institucioneve kryesore te shtetit
parashikojne nje instrument themelor te marredhenies midis individit dhe funksionit publik betimin. Sipas Kushtetutes presidenti betohet perpara parlamentit deputetet dhe KQZ betohen ne parlament kryeministri ministrat dhe gjyqtaret e larte kushtetues dhe Kolegji Zgjedhor betohen perpara presidentit betim bejne edhe gjeneralet e larte drejtuesit e policise disa drejtues te institucioneve te tjera qendrore si dhe edhe vete mjeket betimi i Hipokratit.
Institucioni i betimit vjen nga tradita e drejta zakonore dhe prej krijimit te shtetit edhe nga Kushtetuta e drejta kushtetuese dhe legjislacionet e cdo periudhe qeverisjeje. Ai zevendeson institucionin e beses fjales se dhene e cila per shekuj ka qene institucion rregullues ne marredheniet shoqerore publike e familjare. Ne sistemin komunist te gjitha shtresat nga pionieret e vegjel e deri tek zyrtaret e larte te cdo niveli betoheshin per besnikeri ndaj PPSH-se dhe diktatorit Hoxha. Me ndryshimin e sistemit betimi mori trajte protokollare u be detyrues vetem per nje sere institucionesh te permendura me lart.
Ne sistemin aktual politik betimi vjen si nje akt solemn por qe ne veprimet institucionale vjen edhe si veprim juridik procedure e detyrueshme para marrjes se detyres ose si veprim moral pranim betimi per ndershmeri p.sh per mjeket. P.sh Kushtetuta percakton se presidenti kryeministri ministrat KQZ gjyqtaret dhe vete deputetet nuk mund te ushtrojne funksionet e tyre pa kryer betimin. Hartuesit e Kushtetutes i kane dhene rendesi kaq te madhe betimit jo vetem per ti dhene solemnitet aktit te marrjes se detyres por edhe per ta ngarkuar me pergjegjesi morale titullarin qe betohet. P.sh presidentit i kerkohet te betohet se do ti bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do ti sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar deputeteve u kerkohet te betohen se do te kryej me ndergjegje detyren si deputet i popullit ne Kuvend. Do te perfaqesoj denjesisht popullin do ti bindem Kushtetutes dhe ligjeve do te mbroj lirine dhe pavaresine e Shqiperise do te respektoj dhe do te mbroj te drejtat dhe lirite e shtetasve dhe do te perpiqem me te gjitha fuqite e mia per perparimin e Atdheut dhe mireqenien e popullit tim. Gjyqtaret betohen se gjate kryerjes se detyres do ti qendroj kurdohere besnik Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ligjeve ne fuqi dhe do te respektoj rregullat e etikes profesionale. Fjale me te bukura solemne te qarta dhe etike nuk mund te gjenden.
Por cfare ndodh ne realitet Te gjithe shohim perdite seancat parlamentare ndjekim jeten politike ne Shqiperi shohim e degjojme per skandale afera akuza dhe sjellje parlamentare qe bien teresisht ne kundershtim me betimin e deputetit. Te gjithe jemi deshmitare se kemi nje sistem drejtesie me probleme te medha korrupsioni dhe paaftesie te kundert me betimin e bere ne nisjen e detyres. Ne kemi nje KQZ qe betohet te jete i pavarur por javen e fundit ai mori urdher politik permes nje ekrani televiziv per te ndryshuar qendrim dhe i pavaruri e zbatoi urdhrin. Ne kemi nje sistem shendetesor i cili ne te gjitha anketimet antikorrupsion rezulton te jete abuziv ne marredheniet e perditshme me qytetaret ne nevoje.
Se fundi le te shohim qeverine. Kushtetuta detyron ministrat te betohen perpara marrjes se detyres kurse sipas ligjit mbi protokollin shteteror neni 8 ne ceremonine e betimit te qeverise dhe ministrave percaktohet prezenca e te gjithe kabinetit madje edhe e krereve te institucioneve kryesore shteterore e publike. Kur ndryshimet jane nominale nje dy ose me shume ministra ligji nuk ka bere specifikime cfare do te thote mbetet ne fuqi i njejti nen si ne betimin e qeverise. Me 2007-en qeveria e interpretoi ndryshe kete nen duke thene se betimi eshte detyrim kushtetues individual i cdo ministri por pasi kryeministri bojkotoi betimin e ministrave te tij me 2007-en ne betimin e ministrit te drejtesise 2008 ai ndryshoi mendim dhe mori pjese ne ceremonine e betimit. Sic duket kemi te njejtat ligje e te njejtin protokoll por ne kete rast ka ndryshuar raporti personal midis kreut te shtetit dhe kreut te qeverise. Ne dy ndryshimet qeveritare 2010 Pollo Olldashi dhe aktualisht Meta Haxhinasto raportet ndryshuan protokolli shteteror u injorua dhe ministrat u betuan ne pranine e vetem stafit presidencial.
Ne rrethana te tilla pyetja eshte Cfare morali e pergjegjesie ka betimi i ministrave kur ata bojkotohen nga eprori i tyre kushtetues Cfare mund te ndodhe p.sh nese presidenti nuk pranon betimin e ministrave pa pranine e propozuesit te tyre Si mund te jete e pergjegjshme nje qeveri/nje minister/nje institucion kur e nis me shkelje ligji diten e pare te punes se saj Sa serioze eshte qeverisja kur ushtruesit e funksioneve vendosin sjelljet personale mbi Kushtetuten ligjin dhe protokollin shteteror Per me teper nuk eshte shkelur vetem betimi solemn stema e republikes eshte ndryshuar ne zyrat e shtetit gjen cdolloj flamujsh grindemi ende per kufijte dhe nuk ia pertojme te falim ca det e ca ishuj ne shkembim te nje favori politik te dites. Zhvillime te tilla jane dramatike per nje vend. Ato na kujtojne edhe njehere sa larg mentalitetit e praktikave te vendeve demokratike jemi sa shume boshllek kemi ne mentalitetin tone shtetformues dhe qeverises shprehur kjo edhe me faktin sesa kontradiktore jemi midis betimeve fiktive ne emer te Kushtetutes dhe mungeses se vetedijshme te vullnetit minimal per zbatimin praktik te tij.
G.SH/BalkanWeb