11-12-2010 / Nga Qemal Sakajeva

Media te lira ka e do te kete. Shtete pa sekrete ska e sdo te kete. WikiLeaks nese lufton me Fjala eshte e lire te behet sistem kunder censures qe buron rrjedhjen lume te dokumenteve te rezervuara per qeverisje pa dokumente shteterore sekrete ajo ka ndermarre nje lufte per utopine.
Sdo mend qe ka pasur vende te cilat po te mundnin dhe te qene te sigurta se do te shpetonin pa pasoja Kullat Binjake do ti kishin gjuajtur me raketa te distancave te largeta me kohe e me vakt edhe para 11 shtatorit 2001. Por ato u goditen me bomba gjigande rrethanore - aeroplane te rrembyer prej aeroporteve amerikane te mbushur me plot udhetare e karburant. Pas sulmit kunder fuqise me te madhe boterore ishte Al - Kaeda dhe njeshi i saj arabi i grunte Bin Laden nje gjatosh thatim me veshtrim te mprehte mjeker te gjate kallash hedhur mbi sup per rripi duke ecur ne nje shkretine shkembore ndoshta per ne shpellat e maleve te larta Tora Bora. Dhe ende nuk eshte prangosur.
Sdo mend qe ka plot shtete te cilat po te mundnin dhe te ishin te sigurta se do te dilnin pa u lagur do te pervidheshin brenda arkivave sekrete amerikane para se ti shkonte ne mend WikiLeaks. Por ato u ckycen me mjete po aq rrethanore - kompjutera dhe nga nje editor i faqes se internetit. Eumlshte WikiLeaks dhe njeshi i tij australiani Julian Assange nje mesoburre me pamje intelektuale pa veshtrim te eger lekure bardhoshe floke te bute qe nga Bunkeri 007 gjigand 100 metra nen toke ne parkun Vita Berg te Suedi nxorri sheshit sekrete te fuqise boterore ruajtur me teknologji te sofistikuar. Dhe vu ne pranga ne Londer pas akuzes per dy raste abuzimi seksual.
Si sulmi terrorist me aeroplane mbi Dy Kullat amerikane dhe sulmi kibernetik mbi Sekretin amerikan jane sfida gati te pabesueshme kunder SHBA i pari tia cenonte fuqine Fuqise me te madhe te Botes duke e goditur qe nga brenda territorit te vet i dyti te llangose imazhin e Demokracise me te zhvilluar te Botes duke ia nxjerre perfushe te fshehta qe nga thellesia e fshehtesise se vet. Po aq sac ishte e pamundur te gjunjezohej SHBA me goditjet me aeroplane te rrembyer aq e pamundur eshte zhberja e fytyres dhe brendise se demokracise se SHBA me publikim te dokumenteve qe ajo i kishte klasifikuar secret.
Duhet besuar qe SHBA nuk ka pasur deshire te perhapeshin shumica e atyre mijera dokumenteve pasi politika dhe qeverisja e kesaj faze te zhvillimit njerezor nuk eshte e kohes se drejtimit te shteteve pa mbajtur sekrete.
Duhet dyshuar qe WikiLeaks ka synuar transparencen si mision edhe pse i meshon fort kesaj fjale e qellimi e pelqyeshme sidomos nga keqperdoruesit idealistet te parakohshmit dhe kundershtaret. Te gjitha sofizmat per transparence te plote afersisht sikur bota duhet te organizohet dhe veproje me shtete qe drejtohen pa sekrete jane vetem utopira si te shoqerive para Nuhut domethene endrra ne diell. Sekrete ka pasur ka dhe do te kete sic njeriu - individ domosdoshmerisht shpall gjera dhe fsheh gjera. WikiLeaks duket nuk e duron dot politiken e SHBA te fshehtat e rezervuara dhe fuqine e dukshme te saj dhe i goditi ato me transparencen si mburoje kundershtimi. Vende e qoshe te bote gjallojne nga kunder-amerikanizmi te cilet perdorin fjalen parullat bombat. Ndoshta per SHBA nuk eshte kushedi se cfare publikimi i atyre dokumenteve se sa i ben ato nervoze lehtesia e perdorur per tia sulmuar simbolet me aeroplane - fuqine me kompjutera - fshehtesine. Kjo eshte ceshtja qe pas 11 shtatorit 2001 SHBA bene gjithcka per te mos u perseritur dicka e ngjashme si 11/9. Dhe nuk ka ngjare me ne gati nje dhjetevecar me pas. Me grabitjen e qindra mijera dokumenteve SHBA do te gjejne menyren per ti ndry ato edhe me fort. Demtimi me i madh i SHBA do te ishte venia e ketij supershteti ne pozicionin politik - e vetme kunder te gjitheve.
Por ne cfare thuhet mbi cfare shpallet per dhe cfare lexohet nga ska asgje per tu cuditur zyrtare te larte te mesem te ulet qofshin te SHBA a te cdo shteti tjeter japin gjykime vetjake mbi politika e personalitete e kjo nuk perben kurrfare habie apo dyfytyresie sepse politikes se vendit tend i flet troc. Ne Shqiperi ka nje thenie qyshkur nuk dihet Fjalet e shtepise nuk nxirren ne rruge. Zyrtaret amerikane i kane sherbyer shtetit te vet dhe ata nuk i kane thene gjerat kafeneve. Nuk perben folklorizem per kohet moderne nese perqaset shteti gjigand me qelizen e shoqerise kur nisesh te futesh ne nje shtepi duhet te therrasesh nga jashte portes ose ti biesh ziles ose te kesh telefonuar qe me pare. Ate qe futet ne oborr pa thirrur e kafshon qeni. Ai qe pervidhet brenda dhomave ndeshkohet si grabites.
Gjithe ky zhvillim teknologjik i hatashem perdoret edhe per lufte te kundertash - njeri per transparence te plote te gjithckaje tjetri per fshehtesi te plote te dickaje. Transparenca ka ardhur duke u bere edhe me e gjere nder njerez dhe ceshtje. Por sekreti ka mbetur edhe me i thelle ne zyra i ruajtur me teknologji te sofistikuar. WikiLeaks metoi te beje heroin e radhes per lirine e medias e ne sherbim te demokracise duke u perballur me gjigandin e botes per te pakuar zullumin e qeverive. SHBA perbejne fuqine me te eperme edhe ne saj te te fshehtave qe per te jane te domosdoshme. Por SHBA jane SHBA nga politika e hapur e nuk jane te tilla nga dokumentet sekrete. Sepse gjithcka ka kohen e vet. Komunizmi deshtoi se ishte nje utopi si mendim dhe katastrofe si veprim. Transparenca pa skaj deshton sepse eshte nje utopi si qellim dhe behet demtues si veprim.
Shtete pa sekrete Keto ende nuk gjenden ne boten tone qe quhet Toke. Kur thuhet Fjala eshte e lire - dhe duhet te jete e lire kjo ka te beje me lirine e shprehjes e nuk ka te beje me zhvatjen e dokumenteve te rezervuara prone e patjetersueshme e tjeterkujt. Mjeke pa kufij ka e duhet te shtohen. Reportere pa kufij ka e te mos pengohen. Regjime pa viza ka e te zgjerohen. Media te lira ka e sduhet te censurohen. Por shtete pa sekrete ska pasur ska e sdo te kete. Sekretimin nuk e ka shpikur teknologjia por domosdoshmeria politike ekonomike e mbrojtjes e luftes e sigurise e qeverisjeve ne dobi te shtetit. Sekreti vjen nga domosdoja transparenca nga liria. Por nese transparencen e mundeson mendesia e ndihmuar nga teknologjia kompjuterin e ka shpikur njeriu dhe eshte njeriu po ashtu qe qeveris. Media e lire duhet shtet pa sekrete smundet. WikiLeaks ka krijuar precedentin e nje lufte kibernetike shteti fsheh - Assage nxjerr. Perpara kemi per te degjuar per WikiLeaks te tjere sic dime per Sorget Kim Filbet e te panumert te tjere para e pas tyre deri te rendomte.

...