Pas 20 vjetësh

Nëna e Arsimit thotë se shteti i asaj kohe i ka borxh rininë dhe shëndetin e djalit dhe për këtë duhet të paguajë. Nga ana tjetër shteti akoma nuk i ka dhënë asnjë lek për vitet e burgut. Nënë e bir kanë udhëtuar deri në Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë për të drejtat e tyre ligjore për kompensim, por ende nuk kanë gjetur mbështetje. “Kam dëgjuar se do të na japin kompensimin për vitet e burgut të djalit, por vetëm dy milionë lekë të vjetra në vit, dua që të mi japin me një dorë, sepse kështu mund të bëjmë ndonjë prokopi”, thotë e shqetësuar Gjyza, duke shtuar se është e gatshme të “paguajë” këdo që ia rregullon këtë punë.








#