Autoritetet i frikësohen rritjes së tregut të pistë me afrimin e Kampionatit Botëror të Futbollit


prostitucioni i femijeve brazilNdërsa Brazili po punon për të pritur Kampionatin Botëror të Futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarët po i frikësohen rritjes së shpejtë të prostitucionit të fëmijëve, ndërsa punëtoret e seksit migrojnë drejt qyteteve të mëdha e tutorët punësojnë më shumë prostituta minorene për të përmbushur kërkesën nga tifozët e futbollit vendës e të huaj.


Ne jemi të shqetësuar se shfrytëzimi seksual do të rritet në qytetet pritëse të kampionatit dhe përreth tyre, thotë Joseleno Vieira dos Santos, e cila koordinon programin kombëtar të luftës kundër shfrytëzimit të fëmijëve në Sekretariatin e Brazilit për të Drejtat e Njeriut.


Ne po përpiqemi të koordinojmë përpjekjet me qeveritë e shteteve dhe qyteteve për të kuptuar përmasat e problemit, tha ajo.


Prostitucioni nën moshë në Brazil aktualisht ekziston nga kërkesa vendore, ku më shumë se 75 për qind e klientëve vlerësohet se vijnë nga i njëjti shtet ose nga shteti fqinj. Turizmi seksual me fëmijë ekziston në qytetet e mëdha përgjatë bregut të oqeanit, si dhe rritet në kohën e ngjarjeve të mëdha si Karnavalet apo festimet e Vitit të Ri.


Nuk do të jetë ndryshe me Kampionatin Botëror dhe autoritetet përballen me një sfidë serioze, ndërsa prostitutat e çdo moshe dhe njerëzit që i kontrollojnë ato kërkojnë të përfitojnë. Në shtetin Minas Gerais, një organizatë prostitutash ka filluar të ofrojë dhe kurse anglishteje falas për prostitutat e qytetit Belo Horizonte, një qytet ku do të zhvillohen disa ndeshje të kampionatit.


Do të ketë shumë më tepër njerëz që qarkullojnë në këtë zonë gjatë ndeshjeve dhe natyrisht qyteti do të jetë përplot me turistë, thotë Giovana, një transvestit 19 vjeç që punon si prostitutë.


E di se do të ketë më shumë punë për çdokënd gra, vajza, çdokënd.


Kampionati Botëror pritet të tërheqë deri në 600 mijë vizitorë të huaj në Brazil, të cilët pritet të shpenzojnë mbi 11 miliardë dollarë. Kampionati në tërësi mund të sjellë në vend mbi 50 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.


Brazili do të shpenzojë rreth 15 miliardë dollarë në stadiume, transport e infrastrukturë. Por ndryshe nga këto fusha, nuk ka shpenzime parash për të luftuar shfrytëzimin seksual të të miturve, thonë disa aktivistë. Pavarësisht se qeveria ka një dekadë që është betuar se do të zhdukë prostitucionin me fëmijë, numri i punonjësve të seksit nën moshë në Brazil është rritur dhe vlerësohet në rreth 500 mijë më 2012.


Ky shkrim Shtohet prostitucioni i fëmijëve në Brazil u publikua me pare te Gazeta SHQIP.