Kryesia e re e PDK-së në Prizren nuk ka arritur të mbajë mbledhjen e parë të saj. Sekretari i PDK-së, Nijazi Kryeziu tha se mbledhja është shtyrë për shkak agjendës së ngjeshur të anëtarëve të Kryesisë.” Arsyeja e vetme a shtyrjes është agjenda e ngjeshur e antërave të Kryesisë.Nuk ka arsye tjetër”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.


Dega e PDK-së në Prizren, ka njoftuar të gjithë anëtarët e Kryesisë që të marrin pjesë sot në mbledhjen e parë. Pak orë më vonë, ata janë njoftuar për shtyrjen e mbledhjes. Sekretari Kryeziu tha ndërkaq se mbledhja do të mbahet nesër.