Konfuzion dhe pakenaqesi nga ana e pasagjereve te linjes Tirane-Torino, te cileve iu eshte shtyre serish udhetimi i tyre drejt fqinjit perendimor.
Shkak per kete, sipas perfaqesuesve te kompanise “Albania Airlines”, eshte bere moti i keq ne Torino.Nje dite me pare pasagjeret perjetuan momente paniku ne ajer, kur piloti i avioonit, gjysme ore pas nisjes nga Rinasi, iu njoftoi ulje te deturyeshme serish ne aeroportin shqiptar per shkak te nje defekti teknik.Perfaqesuesi i kompanise Ilir Kushgjini deklaroi se primare eshte siguria e pasagjereve, ndaj sipas te gjitha rregullave, cfaredolloj alarmi a defekti i vogel qe te evidentohet ne mjetin fluturues ai duhet te ulet ne aeroportin me te afert.Kushgjini deklaroi se pasagjereve iu krijuan kushte per t’u akomoduar ne hotelet e Tiranes. Fillimisht atyre iu dha nje njoftim se nisja do te behej rreth ores 18:00. Me pas duke marre parasysh se pasagjeret duhet te shkonin sa me pare ne destinacion, atehere u vendos qe avioni per ne Torino te nisej ne oren 15:30. Gjithnje sipas Kushgjinit, per shkak te kushteve te keqija te motit ne vendin fqinj, me sakte ne qytetin e Torinos, nisja e avionit eshte shtyre per nje afat te pacaktuar.Por ky eshte incidenti i radhes i ndodhur me kete kompani ajrore brenda pak diteve.Ne incidentin e se dieles pasagjeret u devijuan nga pilotet ne nje destinacion tjeter nga ai qe synonin, nderkohe qe nje dite me pare ata fluturojne per 30 minuta e me pas njoftohen se do te ktheheshin  per shkak te nje defekti duke shkaktuar panik e frike tek ata Per incidentin e se dieles perfaqesues te “Albania Airlines” shprehen se nuk ndodhi per faj te tyre ndaj kane pergatitur dosjen  per te bere padi penale prane Aviacionit Civil nderkombetar ndaj kompanise ‘Air Slovakia’.