e Premte 17 Tetor 20141344 pm


p classwp-caption-text Kompozitori dhe violinisti Mark KaftallibrbrShuhet ne moshen 81-vjecare Paganini shqiptar kompozitori i mirenjohur shkodran Mark Kaftalli Ai u nda nga jeta men- gjesin e se enjtesbrNe 81 vite te jetes se tij jane lene pas mbi 30 vite karriere artistike ne Teatrin 8220Migjeni8221 si udheheqes artistik i Estrades se ketij qyteti Ai do te kujtohet si krijues dhe realizuesi i festivalit te pare te muzikes se lehte ne Shkoder Me kengen 8220Valle cka dru8221 Kaftalli eshte fitues ne festivalin e pare te kompozitoreve amatore nderkohe qe ka nje kontribut te cmuar ne formulimin e jareve te pavdekshme shkodrane te cilat i solli ne skene me dy zera te vecante te Shkodres Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi per te vijuar me te tjere zhanre me protagoniste emra te medhenj si Florinda Gjergji Tonin Tershana etj Grumbullues perpunues dhe orkestrues i perkryer dhe ndoshta unikal i kenges popullore e ne vecanti te mirenjohurit 8220Ahengu Shkodran8221 pedagog qe beri te njohur ne te gjithe vendin shume kengetare te muzikes se lehte dhe asaj popullore Karriera Mark Kaftallit vazhdoi me qindra koncerte ne te gjithe Shqiperine si dhe festa dasma e gezime familjare me formacione te ndryshme dhe me kolege te afirmuar ne kete zhaner muzikor Ne saje te interpretimit virtuoz te tij Kaftalli eshte quajtur nga specialiste te muzikes 8220Paganini shqiptar8221 Qe ne krijimin e shkolles se muzikes sot Shkolla Artistike 8220Prenke Jakova8221 ne Shkoder Marku punoi si mesues violine me nxenes si Lorenc Mosi esk Marashi Angjelin Gjoni Nimet Salabegu etjbrMark Kaftalli eshte nje nga emrat me te njohur te muzikes shqiptare Si kompozitor ka marre pjese ne shume festivale te kenges ne Radio Televizion ne festivalet e kenges popullore dhe kenges per femije Ai ka kompozuar mbi 750 kenge transkriptoi dhe harmonizoi mbi 400 kenge popullore shkodrane Gjithashtu ai eshte autor i shtate operetave shte nderuar me cmime te shumta si dhe me urdhrat 8220Naim Frasheri8221 i klasit te dyte ne vitin 1969 dhe 8220Naim Frasheri8221 i klasit te pare ne vitin 1983 ndersa ka mbajtur edhe titullin 8220Mirenjohja e Qytetit8221 akorduar nga Bashkia e qytetit te Shkodres Ceremonia e lamtumires per kompozitorin dhe instrumentistin do te zhvillohet sot ne hollin e Teatrit 8220Migjeni8221 nga ora 1000 deri ne 1200brbrRITVAN DIBRA







tweet













br