edi ramaKryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e djeshme ata që punojnë në shtet.


Sipas tij, stresi më i madh i tyre është nëse fitojnë apo jo lojën me letra.


Puna në shtet, shumë shpesh, stresin më të madh ka: A e fiton, a s’e fiton atë lojën me letra në kompjuter?


Dhe sa herë e fiton gjatë ditës…


Dhe përkundër fitoreve që korr atje në Solitaire, merr rrogën.


Pra, ajo që duket qartë është që, shumë nga këta njerëz që kërkojnë punë në shtet, nuk duan punë.


Duan një pension të sigurt, që pastaj të bëjnë jetën e tyre, midis kafenesë, thashethemeve, Solitaire-ve dhe opinioneve profesionale politike, deklaroi Rama gjatë konferencën “Profesionet e kërkuara”.