Një klinikë lëvizëse u jep mundësi qytetarëve që të kryejnë vizita shëndetësore falas. Një kompani sigurime ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale, një furgon me të gjitha pajisjet shëndetësore brenda do të udhëtojë nëpër Shqipëri duke u dhënë mundësi shumë personave të kryejnë analizat dhe njëkohësisht edhe vizita falas. Drejtori i "Sigal"-it, Avni Ponari thotë për "Ora Neës" se kjo nismë është që të ndërgjegjësohen shqiptarët për rëndësinë e kontrollit të trupit të tyre një herë në vit.

Furgoni sensibilizues do të jetë tre ditë në Tiranë dhe më pas do të vijojë udhëtimin në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Kjo fushatë do të vijojë për një muaj rresht duke u dhënë mundësinë qytetarëve të realizojnë vizita shëndetësore falas.