TIRANE - Sillen me pranga ne duar nga Greqia, dy persona te kerkuar ne vendin tone per krime te ndryshme. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit, thane se, Interpol Tirana, ne bashkepunim me Interpol Athinen, kane ekstraduar diten e djeshme nga Athina drejt Shqiperise, nje 38-vjecar nga Fieri, i denuar me pare nga drejtesia shqiptare, me 10 vjet heqje lirie, per "vrasje te mbetur ne tentative" si dhe nje 28-vjecar nga Elbasani, i denuar me pare me 10 vjet heqje lirie per "vjedhje me arme, e kryer ne bashkepunim". Burimet zyrtare te Drejtorise se Policise, shtuan se nga Athina, eshte ekstraduar Dritan Ziu, 38 vjec, lindur ne Fier. Sjellja e tij ne vendin ton eshte bere pasi me vendim te gjykates se Rrethit Gjyqesor te Fierit, date 1 mars 2001, ky person eshte denuar me 10 vjet heqje lirie, per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".


Po dje, uniformat blu te vendit tone, thane se, kane kryer ekstradimin e Marjol Briskut, 28 vjec, lindur ne Elbasan. Ky i fundit eshte sjelle ne vendin tone pasi, me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit te Durresit, date 25 maj te vitit 2000, ky 28-vjecar eshte denuar me 10 vjet heqje lirie, per kryerjen e vepres penale "te vjedhjes me arme, kryer ne bashkepunim". Ne Aeroportin "Nene Tereza" ne Tirane, te ekstraduari iu dorezuan autoriteteve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, per vuajtjen e denimit.


A. Cena