Sindikata e Minatorëve së bashku me sindikata të tjera në vend kanë zhvilluar një protestë para kryesisë së Parlamentit të Shqipërisë. Protesta u organizua për ndryshimin e moshës së pensionit për kategoritë me vështirësi të lartë pune. Shoqata kërkoi uljen e moshës së pensionit për kategorinë e tyre deri në 50 vjeç. Ata bënë thirrje që kërkesa të merret parasysh dhe që qeveria të dialogojë me ta. Por përveç kësaj çështjeje, konfederata e sindikatave të Shqipërisë , ka theksuar përpara kryesisë së Parlamentit edhe disa kërkesa të tjera në lidhje me pronën dhe respektimin e të drejtave të këtyre sindikatave.

Ndërkohë disa ditë më parë, Komisioni i ligjeve ka miratuar vendimin i cili e përcakton uljen e moshës për daljen në pension nga 65 në 60-vjeç .