Damask - Senatori Xhon Kerri, Kryetar i Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Siria është gati të vazhdojë bisedimet e paqes me Izraelin. Kerri në një deklaratë rikujtoi takimin që pati në 21 shkurt në Damask me Presidentin e Sirisë Beshar Esad. "Esad më tha vet që i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve të paqes me Izraelin dhe përkrahjen e nismës arabe për paqe",- u shpreh Kerri dhe shtoi se në këto bisedime Siria do të kërkojë pjesëmarrjen direkte të SHBA-ës.



Nisma arabe parashikon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në rast se ai tërhiqet nga territoret arabe që ka pushtuar në vitin 1967.



Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton gjatë vizitës që bëri pardje në Izrael kish bërë të ditur se për rivendosjen e marrëdhënieve me Sirinë do të dërgojë në Damask dy përfaqësues të posaçëm. Siç u shpreh Klinton, kjo nisëm është një tregues i përpjekjes që po bën administrata e Obamës për të krijuar marrëdhënie me Sirinë.



Vitin e kaluar Siria me Izraelin kishin zhvilluar bisedime indirekte me ndërmjetësimin e Turqisë, vetëm se bisedimet ishin ndërprerë për shkak të sulmeve që Izraeli ndërmori në Gaza.