Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallem ka sulmuar Bashkimin Evropian për zgjatjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.

Duke folur në televizionin publik sirian, Muallem ka kritikuar në vecanti Francën për “politikën pushtuese” të saj nëpër botë.



Muallem ka mohuar zërat se Irani dhe Hezbollahu kanë luajtur një rol kyc në shtypjen e protestave jashtë Sirisë.



Ai u ka bërë thirrje vendeve fqinje, në vecanti Turqisë që ka pritur shumë refugjatë sirianë, që të ruajnë marrëdhëniet e mira.



BE vendosi sanksione ndaj regjimit të presidentit Bashar al Assad më 23 maj, në shenjë proteste ndaj ofensivave të qeverisë së tij ndaj protestuesve.



Premtimi i bërë nga vetë Assad ditën e hënë për më shumë reforma duket se nuk i ka kënaqur kundërshtarët e tij.