Ambasadori LuAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani.


Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa nuk bëhet e ditur ende zyrtarisht se për çfarë mund të jetë biseduar gjatë takimit.


Takimi vjen në një kohë kur situata politike në vend është e trazuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi, si dhe përplasjet mazhorancë-opozitë.


Vetëm një ditë më parë, ambasadori Lu zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shefen e delegacionit të BE-së Romana Vlahutin.  /gj.k/