bankaVjedhja e Bankës së Shqipërisë zbulon një tjetër skandal.


Kompania që ishte kontraktuar për të bërë auditin e Bankës së Shqipërisë, Grand Thornton , i ishte hequr licensa.


Ajo ishte marrë pa tender, ndërkohë që licensa i është hequr edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.


Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë punësoi Grant Thornton shpk. për kryerjen e një auditi të një prej kompanive më të mëdha të sigurimive në Shqipëri, e akuzuar për evazion fiskal. Shifra e padeklaruar nga kompania kapte vlerën e rreth 40 milionë lekëve.


Fillimisht ishte Autoriteti Mbikqyrës i Ministrisë së Financave që identifikoi këtë mosdeklarim nga ana e kompanisë, por më pas ju ngarkua Bordit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë që të kryente hetime të mëtejshme.


Bordi nga ana e vet ja caktoi këtë detyrë firmës ndërkombëtare Grand Thornton, e cila sipas Bordit, dështoi në kryerjen e një auditi profesional.


Sipas Bordit, Grand Thornton dështoi në shqyrtimin e të dhënave manaxheriale dhe marrëveshjeve të kompanisë dhe dështoi gjithashtu në gjetjen e provave lidhur me detyrimet e padeklaruara.


Urdhri i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë pretendon se Grand Thornton u angazhua në mënyrë joprofesionale dhe neglizhente në drejtimin e kësaj çështje.


Sipas Ligjit nr.10091 të Auditit , artikulli 24, pika 3, Bordi vendosi që të pezullojë për një vit liçencën e auditit të Grand Thornton.


Kjo do të thotë që deri në 31.12.2014 Grand Thornton nuk do të kryejë as edhe një audit në Shqipëri.


Në një rast në Kosovë kjo kompani ka konkurruar duke pasur si partner vëllain e Lulzim Bashës.


Grand Thornton shpk. është përfaqësia në Shqipëri e firmës ndërkombëtare Grand Thornton DOO Shkup, Maqedoni, e cila ka edhe një filial në Kosovë.


dokumenti