Deputetët e Partisë Socialiste do të hyjnë në seancën e sotme parlamentare për të parashtruar serish gjatë 60 minutave të debatit të lirë kërkesën e tyre për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ka qenë ky vendimi i mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar sot paradite. Në kuvend pritet të flasin 6 deputetë socialistë dhe më pas i gjithë grupi parlamentar, mendohet se do të largohet nga seanca.

Ky veprim do të ndërmerret në kuadër të kushtëzimit të marrëdhënieve me kuvendin e Shqipërisë, një aksion i paralajmëruar dhe aplikuar më parë nga selia rozë.