Deklarate solidariteti e Unionit te Gazetareve te Shqiperise ne mbeshtetje te redaksise se te perditshmes "Lajmi" ne Shkup
Unioni i Gazetareve te Shqiperise shpreh solidaritetin dhe reagimin e vet publik ne mbeshtetje te kolegeve dhe stafit te gazetes se perditshme shqiptare "Lajmi", e cila prej gati dy javesh ka nderprere botimin e saj. Lajmi shqetesues per ndaljen e botimit te gazetes, per shkaqe te bojkotit dhe arbitraritetit ekonomiko-financiar me support qeverisesit e vendit fqinj, konsiderohet ogur i keq per lirine dhe situaten mediatike ne vendin fqinj dhe vecanerisht per koleget tane shqiptare ne kete republike. Urdhrat autoritariste te qeverisesve maqedonas dhe bashkekolegeve te tyre ne kete vend, per bllokimin e gjithe mundesise per marketing dhe menaxhim ekonomiko-financiar per llogari te gazetes se perditshme, shprehin nje presion dhe dhune konkrete qe ushtrohet ne tregun e vogel mediatik te ketij vendi. Ky shqetesim behet edhe me i madh kur ka te beje me gazetaret shqiptare, mundesite e te cileve ne kete treg jane me te kufizuara dhe ku balanca per shkaqe te njohura dhe te deklaruara eshte gjithmone ne disfavor te tyre.
Denoncimi qe koleget e se perditshmes "Lajm" bejne ne adrese te qeverise, ministrive dhe institucioneve te republikes fqinje duhet marre si nje akuze e hapur e cila kerkon vleresim te opinionit mbareshqiptar, porn e menyre te vecante te organizatave dhe asosacioneve rajonale dhe komunitare te gazetareve. Si organizata me aktive e komunitetit te gazetareve te Shqiperise, Unioni i Gazetareve permes kesaj deklarate shpreh mbeshtetjen e vet dhe solidaritetin, duke u kerkuar autoriteteve te vendit fqinj dhe organizmave shqiptare te reagojne me qytetari ndaj sjelljeve te tilla, te cilat jo vetem shkaterrojne kriteret e konkurences se drejte, jo vetem krijojne disbalanca ne tregun mediatik te nje vendi me heterogjenitet etnik, por krijojne mundesi te shantazhimit te lirise dhe te se drejtes universale te gazetarit dhe te se drejtes per informim.
Fakti qe koleget e gazetes "Lajmi" kane apeluar per ndihme dhe solidaritet ne gjithe hapesiren shqiptare, flet per ezaurim te ankeses prane autoritetit dhe degjueshmerise se institucioneve dhe opinionit publik vendas.
Unioni i Gazetareve te Shqiperise ne respekt te ketij solidariteti konfirmon pjesemarrjen e vet ne nje reagim ankues gjate prezences se paralajmeruar te kryeministrit te Maqedonise ne Tirane ne ditet e aferta. Unioni i gazetareve fton anetaret dhe koleget per te qene pjesemarres ne kete reagim apelues ndaj autoriteteve te politikes.
Unioni i Gazetareve te Shqiperise
Kryetari: Aleksander Cipa