Olldashi tunelDo të zhvillohen sot në orën 11:00 homazhet për nder të deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Homazhet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në 14:00 do të organizohet ceremonia mortore. Politikanët kryesorët vendit janë mbledhur pranë banesës së familjes Olldashi në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, pranë ambasadës amerikane. Olldashi ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor në segmentin Tiranë-Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës.