Partia Lëvizja e Legalitet kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie Ekrem Spahia deklaroi se duke marrë parasysh krimet e shumta si dhe vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri është e domosdoshme që në vendin tonë të zbatohet dënimi me vdekje.

 


Gjithashtu kreu i PLL-së kërkoi distancim të opozitës në lidhje me akuzat e hedhura kundrejt figurës së mbretit Zog.

 


Këto deklarata të Spahias erdhën pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.