Kosova është test në përpjekjet e Evropës për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, për të integruar këtë rajon në BE, dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomik të tij, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, pas një takimi të shkurtër që ka zhvilluar në Vjenë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
"Austria në tërësi qëndron prapa perspektivës evropiane të Kosovës. Ne e kemi ndjekur Kosovën në rrugën drejt pavarësisë, dhe edhe sot ofrojmë një platformë për angazhimin ndërkombëtar në këtë vend", ka shtuar ai.