Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 13:13

Nënkancelari i Austrisë, Michael Spindelegger ka porositur Beogradin të sqarojë raportet me Kosovën, pasi nga kjo varet kandidatura e Serbisë në Bashkimin Evropian, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme austriake....



Spindelegger këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me homologun e tij hungarez, Janosh Martonijem dhe shefin e diplomacisë italiane, Franko Fratini. Ministri i jashtëm austriak njëherit nënkacelar i Austrisë ka përjashtuar çdo mundësi të ndarjes së veriut të Kosovës dhe bashkimit të kësaj pjese me Serbinë.



“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti territorial i Kosovës për ne është i pakthyeshëm dhe këtë e dinë mirë edhe miqtë tanë serbë.”, ka potencuar Spindelegger. Austria, tha ai, mbështet integrimin e secilit vend të Ballkanit perëndimor në Bashkimin evropian veç e veç. Në këtë linjë ka thënë ai, janë edhe Hungaria dhe Italia.



Spindelegger ka apeluar tek Beogradi dhe Prishtina që përmes dialogut nën patronatin e Bashkimit Evropian të gjejnë zgjidhje për çështjen doganave.