NIKO-KOVACTIRANE, 9 Shtator /ATSH-AFP/. - Trajneri i ekipit perfaqesues, Niko Kovac, eshte shkarkuar te merkuren nga Federata Kroate e Futbollit (HNS) pas humbjes se ekipit perfaqesues 0-2 perballe Norvegjise ne ndeshjen eliminatore per Euro-2016 (Gr.H).
Kroacia nuk mundi te marre veçse nje pike ne dy ndeshjet e fundit, çka e detyroi HNS te merrte kete vendim, u shpreh presidenti i saj, Davor Suker, i cituar nga agjencia kombetare Hina.
Kroacia-Kamerun"Eshte shume e rendesishme per ne kualifikimi ne Euro. Shpresoj qe ne te fitojme dy ndeshjet e fundit dhe qe Norvegjia te mos mundet nga Italia", deklaroi Suker.
Zevendesi i Niko Kovac do te caktohet me 21 shtator.
Kroacia ndodhet ne vendin e 3-te ne grupin H me 14 pike, duke qene pas Norvegjise (16) dhe Italise (18).
Niko Kovac, 43 vjeç, zevendesoi ne postin e trajnerit Igor Stimac ne tetor 2013, duke e drejtuar kroacine ne 19 ndeshje.
Ish-futbollisti i perfaqesueses kroate, lindur ne Gjermani, ka luajtur 83 ndeshje me perfaqesueses mes viteve 1996 e 2008, duke shenuar 15 gola. /a.ke/