Skuadra e njohur spanjolle e futbollit, Real Madrid është duke menduar rikonstruktimin e stadiumit të vet, Santiago Bernabeu.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili e cilësoi at si stadium të ardhmërisë. "Duam të vendosim për projektin e ndërtimit deri në fund të muajit. Kemi katër kandidatë për këtë. Unë besoj se verën e ardhshme do të mund të fillojmë me punimet", ka thënë Perez.


Sipas maketës së prezantuar në Madrid, dëshira është që stadiumi të jetë njëri ndër më modernët në botë. Sipas idesë fillestare, shtëpia e re e Real Madridit do të jetë e ndërtuar nga xhami./indeksonline/