Pasi u mësuan gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve, mediat kanë publikuar statistikat mes përballjeve të radhës në Champions League.
Supersfida mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid është një sfidë e njohur në futbollin evropian. Që nga koha që ekziston Liga e Kampionëve, dy skuadrat janë takuar 6 herë.
Real Madridi ka bilanc më të mirë duke arritur 2 fitore, janë arritur 3 barazime ndërsa një fitore e ka Dortmund.
Shqetësues mund të jetë fakti pasi që dy skuadrat janë takuar në këtë edicion në fazën e grupeve, ndërsa Dortmund ka fituar ndeshjen e parë, përderisa Reali ka arritur barazim në Bernabeu, madje në minutat e fundit të ndeshjes.
Borusia Dortmund është skuadra e vetme pa humbje në këtë edicion të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/