Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fyle, në një intervistë televizive, shpjegoi disa pritshmëri të Brukselit ndaj Tiranës, por mes të tjerave u pyet për letrën që i ka dërguar disa ditë më parë një familjar i njërit prej viktimave të 21 janarit (xhaxhai jurist i Aleks Nikës).


Pyetje: Në lidhje me drejtësinë, apo sundimin e ligjit… dua të sjell në vëmendjen tuaj një tjetër shembull konkret, letrën që ju ka dërguar anëtari i familjes së njërit prej viktimave të 21 janarit mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet. A po e ndjek Komisioni, a po e ndiqni ju vetë këtë proces?


Stefan Fule: Nuk është surprizë që sundimi i ligjit dhe reforma në gjyqësor janë mes atyre prioriteteve kyçe, ku Shqipërisë i mbeten ende çështje ku duhet të japë rezultate. Dhe ndërsa ne nuk komentojmë mbi çështje individuale, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në dijeni të tyre dhe kjo nuk do të thotë se kur i shohim këto raste i themi vetes, a është ky një rast i izoluar, apo një incident fatkeq i sistemit. Por shohim nëse tregon shenja çështjesh sistematike që duhen adresuar. Dhe kur ne kemi ndjeshmërinë se këto çështje janë sistematike, atëherë përpiqemi që kjo të reflektohet në raport-progres. Në fund të fundit raport-progresi nuk është vetëm mbi çfarë na është thënë nga autoritetet…


http://respublica.al/artikuj/2012/10/11/nuk-komentojme-mbi-ceshtje-individuale-por-kjo-sdo-te-thote-se-sjemi-ne-dijeni