Komisionari për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ka përshëndetur përmes rrjetit social Twitter, lajmin se Shqipëria ka dorëzuar Planin e Veprimit për integrimin e Shqipërisë në BE. Plani i Veprimit iu dorëzua drejtorit për zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino nga kryeministri Sali Berisha. Urime Shqipërisë për Planin e Veprimit. Një përpjekje e përbashkët e opozitës dhe e qeverisë, shkruan Fyle në Twitter.


Nuk e dimë nëse e pranon Berisha këtë përshëndetje, apo do e quajë ciu- ciu.


Ndërkohë një raport i The Economist paralajmëron se Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2013, pas zgjedhjeve parlamentare.


Fyle ka kohë që e ka hequr Tiranën nga axhenda e udhëtimeve të tij.