Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë se platforma e bisedimeve për Kosovën duhet të miratohet në Kuvend.

Sipas tij, platforma duhet të hartohet me koncensusin e të gjitha forcave politike në Kuvend.

Ai ka theksuar se koncensus nënkupton minimumin e nevojshëm të pajtimit për pjesëmarrje në negociata, të cilat do të zhvilloheshin në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave nacionale e shtetërore të Serbisë, raporton RTK.

Stefanoviq ka deklaruar se Kuvendi i Serbisë nuk do të lejoi përsëritjen e praktikës që vetëm të informohet me rezultatet e negociatave.