Podgoricë -Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg dhe zyrtarët më të lartë të Malit të Zi biseduan të dielën për hapat që ky vend duhet t’i ndërmarrë për plotësimin e “standardeve të bazuara në parimet e NATO-s”. Pas takimit në Kotor, ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderick Moore, tha se Steinberg u ka përcjellë zyrtarëve malazezë se Shtetet e Bashkuara “shumë e vlerësojnë kontributin e Malit të Zi për stabilitetin rajonal”. Steinberg gjithashtu i ka lëvduar “përpjekjet e liderëve malazezë për ndërtimin e lidhjeve të forta me vendet e rajonit”. /REL/