"Spy story" midis Ferrarit dhe Meklarenit po kalon në një fazë interesante. Najxhël Stepni, mekaniku i akuzuar për shitje të informacionit industrial të Ferrarit te skuadra anglo-gjermane, me kundësulmin e tij i befasoi të gjithë: "Nuk ia kam dhënë unë skicat Koglanit, dhe pluhuri i famshëm që mu gjet në pantallonat e mia është vendosur nga dikush tjetër. Spiuni nuk jam unë, është akoma te Ferrari". Pas javësh të tëra në qendër të ciklonit, ish-kryemekaniku i Ferrarit del nga "tuneli" dhe kalon në kundërsulm, të paktën në planin mediatik. Stepni foli nga shtëpia e tij në Emilia me disa kronistë të gazetave italiane (Republika dhe Stampa), duke ripërsëritur pafajësinë e tij totale dhe mbi të gjitha duke vëndosur gishtin mbi personazhe të tjerë, që sipas tij duhet të jenë akoma në Maranelo. "Unë jam në Formula 1 prej njëzet vjetës dhe prej 14 vjetësh te Ferrari. Kur arrita në vitin 1993, skuadra ishte përtokë. Më pas arriti Ros Braun dhe krijoi një ekip të pathyeshëm përreth Shumakerit, deri në fund të vitit të kaluar kur dicka u prish. Kur në nëntor të vitit të kaluar kuptova se nuk ishte më në planet e Maranelos, pashë se me mua ishin edhe dy ose tre teknikë të Ferrarit". Stepni nuk jep emra, por është e qartë se me pohimet e tij dëshiron të spostojë vëmendjen nga vetja, duke pohuar se bëhet fjalë për një komplot ku janë përfshirë disa individë. "Me pluhurin e famshëm të bardhë unë nuk hyj farë, ma vendosën në pantallona ndërkohë q bëja dysh në repartin e garave të Maranelos. Dhe e njëjta vlen edhe skicat në duart e Koglanit, nuk i kam dhënë unë. Është dikush tjetër që ma ka futur në kurth për bisedat që bëja për Braunin dhe teknikët e tjerë të Ferrarit, dhe ky dikush punon akoma në Maranelo".