ISHP publikon te dhenat para sezonit turistik. Monitorimi me i fundit i kryer nga Instituti i Shendetit Publik mbi pastertine e plazheve tregon se 11 prej tyre jane pothuajse te pa frekuentueshme nga pushuesit per shkak te permbajtjes bakteriale. Me problematike situata paraqitet ne zonen e Durresit dhe ate te Golemit. Keshtu ne nje raportim te fundit te bere nga Instituti i Shendetit Publik por edhe nga Ministra e Mjedisit eshte pohuar se nga analizat e deritanishme rezulton se 11 plazhe te ndryshme ne vendin tone vuajne nivelin e larte te ndotjes se ujit dhe te reres. "Keto plazhe dhe pika bregdetare vijojne te jene teper te ndotura, cka mund te sherbeje si problem per shfaqjen e semundjeve te ndryshme apo infeksioneve nese frekuentohen nga banoret apo pushuesit" thuhet ne studimin e ISHP-se. Madje pohohet se nje pjese prej tyre nuk duhet te frekuentohen ne menyre qe te shmangen dhe pasojat qe mund te shfaqin ne shendet. Per pjesen tjeter analizat kane treguar se jane ne gjendje te mire dhe se po monitorohen vazhdimisht ne menyre te tille qe te mos shfaqin probleme per frekuentuesit.


Te ndoturit


Rreth 72 pika te ndryshme te plazheve dhe vijave bregdetare monitorohen nga specialistet e ISHP-se dhe Ministrise se Mjedisit, por vetem 11 prej tyre kane rezultuar teper te ndotura nga ana bakteriale. Keshtu keter pika ne zonen e Durresit, dy te tjera ne ate te Golemit, tre ne Vlore dhe nje ne Sarande keshillohen te mos frekuentohen nga pushuesit. "Pikat e ndotura jane pikerisht nga Vollga deri tek Rruga e Plazhit. Gjithashtu me nivel te larte ndotjeje kane rezultuar dhe dy pika ne Golem, per te cilat vlerat e mikroorganizmave te ndotjes fekale jane shume te larta si rezultat i shkarkimeve urbane dhe demtimit te gropave septike" kane pohuar specialistet e ISHP-se. Sipas tyre edhe ne Vlore plazhi i vjeter, ai i ri dhe prane prane shkolles se Marines duhet te ndalohet larja. E njejta situate problematike eshte dhe ne Sarande tek plazhi i Cukes. Po keshtu studimi i ISHP-se nuk le pa permendur edhe zonat ku vihen re edhe zona me mbushje me materiale inerte. Por ndonese sipas te dhenave ndotja paraqitet me e ulet se gjate viteve te kaluara perseri ata qe ankohen nga infeksionet e marra ne plazh jane te shumte.


Masat


Per te parandaluar perhapjen e nivelit te ndotjes dhe ne zona te tjera eshte menduar qe te behet e mundur ngritja e disa impianteve brenda nje kohe te shkurter. Nepermjet te cilave do te synohet pastrimi dhe perpunimi i ujerave nga ndotesit bakteriologjike te ndryshme. Nga te dhenat rezulton se ka filluar puna per impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Durres, me vone ne Shengjin dhe ne Vlore. Nderkohe qe brenda ketij viti do te perfundoje ngritja e nje kolektori per perpunimin e ujerave te zeza nga plazhi i Durresit deri ne Kavaje. Megjithate, serish do te vijoje monitorimi i ketyre treguesve ne keto pika plazhi per te shmangur ne kete menyre cdo situate te pakendshme qe mund te sjelle sezoni i ardhshem turistik ne vendin tone.


72 Pika te bregdetit shqiptar monitorohen nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik per te pare sasine bakteriale te tyre. Sipas te dhenave rezulton se 61 prej tyre rezultojne te paster dhe brenda parametrave te percaktuara nga OBSH


11 Plazhe te vendit jane te pa frekuentueshme ne kete sezon turistik nga plazhistet dhe kjo per shkak te ndotjes se madhe bakteriale. Te dhenat jane bere publike nga Ministra e Mjedisit dhe Specialistet e Institutit te Shendetit Publik


4 Plazhe jane te ndotur vetem ne zonen e Durresit. Keshtu nga Vollga deri tek rruga e plazhit situata paraqitet problematike. problematike eshte edhe zona nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat si dhe zona e Golemit


Plazhet e ndotura:


Shengjini Nje pike e ndotur nga inertet


Durres Kater pika qe nga Vollga deri ne Rrugen e Plazhit


Golem Dy pika te superndotura grimcat bakteriologjike


Vlore 3 pika, plazhi i vjeter, Marina si dhe plazhi i ri


Sarande Plazhi i Cukes