Në pritje të pranverës, rrezet e dillellit duken larg në Shtetet e Bashkuara të Amarikës. Shumë vende janë përfshirë nga moti i keq, temepraturat e ulëta dhe stuhitë e shiut e borës. Kentaki në Indiana është goditur më shumë nga rreshjet e mëdha të shiut, ku si pasojë përmbytjet kanë shkatërruar rrugë e trotuare.


Këto janë pamjet që vijnë  nga Brownsboro, dhe kolapsi është i qartë.


Në pjesë të tjera të vendit, si  Louisville uji ka shkuar deri në 10 metra, duke përmbytur makina, rrugë e shtëpi.  Ndërkohë banorët kanë lënë shtëpitë e tyre, pasi banesat janë totalisht nën ujë. Madje disa prej tyre janë larguar me barka të vogla.


Nuk ka raportime për plagosje, viktima apo të humbur, teksa meteorologet kanë parashikuar reshje të tjera shiu.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter