Luis Suarez ka deklaruar se nuk ka patur asnjë bisedë me Pep Guardiolën për kalimin te Bayern Munchen. Suarez tha se është shumë i lumtur te Liverpool dhe se dëshiron që të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë vite.


"Kam jetuar në këto dy vjet momente spektakolare te kjo skuadër. Dua të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë vite. Kalimi im te Bayern Munchen është vetëm spekulim pasi që unë nuk kam biseduar me Guardiolën as këdo tjetër. Familja, skuadra, tifozët dhë te gjithë janë të lumtur me qëndrimin tim te Liverpool, gjë e cila edhe do të ndodhë" deklaroi Suarez./Indeksonline/