Nenkryetarja Bojkot edhe per zgjedhjet e 8 majit Pyesni PS

Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi ne nje prononcim per Shqip ben me dije arsyet pse u largua nga mbledhja e 7 janarit kur u mor vendimi per djegien e fleteve te votimit dhe dorezimin ne arkiv te listave te zgjedhesve. Nenkryetarja Subashi sqaroi se braktisi mbledhjen per shkak te vendimmarrjes qe u mor dhe nuk ka braktisur institucionin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ikja jone kishte nje arsye te forte ne gjykimin tone. Ne kerkuam qe ajo vendimmarrje nuk duhej te merrej ne ate moment. Kur nuk je dakord ne parim nuk mund te marresh nje vendim te njeanshem pa miratimin e pales tjeter tha Subashi nje dite pas mbledhjes qe u vuri zjarrin fleteve te votimit dhe i dha fund sages 18-mujore te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. E pyetur nese a do te kete serish bojkot ndaj institucionit te KQZ-se gjate ketyre muajve qe perkojne me zgjedhjet lokale dhe nese ceshtja e transparences se zgjedhjeve te shkuara do te jete e ndare nga ceshtja e votimeve te 8 majit nenkryetarja Subashi eshte pergjigjur duke thene se Nese ceshtja e bojkotit dhe e transparences zgjedhore do te jete apo jo e lidhur me zgjedhjet e Majit duhet te pyesni Partine Socialiste.


Misioni i KQZ-se

Arsyeja eshte e thjeshte dhe ne thelb nuk ka lidhje me faktin nese do te behet apo jo transparenca zgjedhore. Kjo eshte nje ceshtje qe u perket partive politike por qe pa asnje diskutim ne gjykimin tone do te komprometoje institucionin e KQZ-se tha nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi. E pyetur sesa e demton kjo vendimmarrje institucionin qe administron zgjedhjet nenkryetarja Subashi thote se mungesa e opozites do te vendoste Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perballe situatave serioze per nje proces serioz te besuar dhe pranuar. Per shkak te vendimmarrjeve te ketij institucioni qe lidhen me zgjedhjet e vitit 2009 opozita ka deklaruar dhe realisht prej nje vit e gjysme i ka te nderprera marredheniet e saj me KQZ-ne. Ky vendim i opozites ka nje ndikim serioz ne punen tone sepse Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar ne menyre te tille qe administrimi i zgjedhjeve te jete vullnet edhe i partive politike. Jo vetem kaq partite politike jane pjese e administrimit zgjedhor. Mungesa e opozites do ta vinte KQZ-ne ne situata serioze per realizimin e nje procesi zgjedhor aq me pak te besuar aq me pak te pranuar tha Subashi. Sipas saj ne mbledhjen e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ajo qe eshte bere publike eshte fakti qe prej kohesh mendimi yne per ceshtjet ne shqyrtim eshte teresisht i shperfillur nga koleget e krahut tjeter politik duke bere rendom vendimmarrje me kater vota. Ajo shtoi se Funksioni i zevendeskryetares eshte shmangur duke ia kaluar kompetencat ne kundershtim me Kodin Zgjedhor mbledhjes dhe vendimmarrjes se shumices se ketij institucioni. Realisht me kete menyre te funksionuari ne jemi inekzistente ne funksionet qe kemi kjo eshte arsyeja e vertete ajo qe ka vene ne dyshim serioz ekzistencen tone ne kete institucion.




.