Ankara - Suedia i konfirmon edhe një herë mbështetjen Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mbështetja vjen nga kryeministri suedez, Fredrik Rainfeld, i cili ishte dje për një vizitë në shtetin turk.



"Suedia mbështet anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, pasi ky vend është pjesë e BE-së", deklaroi kryeministri Rainfeld.



Kryeministri suedez u takua me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidentin Abdullah Gyl. Suedia do të marrë presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik të këtij viti.



Turqia filloi negociatat me BE-në në vitin 2005, duke hapur 10 kapituj për t’u përmbushur. Aktualisht, nga këta 10 kapituj është përmbushur vetëm njëri.